Lajme

Dy vajza të mitura bëjnë për spital prizrenasen dhe i vjedhin çantën

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 18 November 2021

Një grua nga Prizreni ka njoftuar Policinë se është sulmuar nga dy të mitura të cilat më pas i kanë grabitur çantën me 15 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga dy të dyshuarat femra kosovare (të mitura) të cilat  më pas i kanë grabitur çantën e dorës, në të cilën kishte rreth 15 €. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Dy të dyshuarat gjenden në arrati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera