Lajme

Dy tërmetet në Shqipëri – Minsitria del me njoftim zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 19 January 2020

Brenda pak minutash dy tërmete kanë goditur Shqipërinë.

Njëri në Kukës e tjetri në Dibër, shkruan gazeta inFokus.

E për këto ngjarje, Ministria e Mbrojtjes ka dalë me njoftim zyrtar.

-Advertisement-

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Dridhjet në Kukës ishin më të forta e janë ndjerë edhe në Tiranë e Shëngjin derisa ka pasur qytetarë edhe nga Gjakova e Tetova që kanë thënë se i kanë ndjerë dridhjet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera