Shëndetësi

Dy TEKNIKAT të cilat nuk e lejojnë trurin tuaj të brengoset për asgjë

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 17 July 2017

Stresi dhe brengosja janë gjërat kryesore të cilat e dëmtojnë shëndetin mendor. Brengosja në veçanti konsiderohet si shprehi të cilën mund të mësoheni si ta hiqni.

Disa njerëz besojnë se brengosja shërben si rikujtues i përvojave të kaluara dhe përgatitje për përvojat e së ardhmes. Sido që të jetë, brengosja mbetet gjë e pashëndetshme dhe vetëm e ndalon trurin tuaj të përqendrohet në gjërat e rëndësishme.

Si ta ushtroni trurin të ndalohet së brengosuri?

-Advertisement-

MEDITIMI

Meditimi është metodë e shkëlqyeshme për relaksimin e trurit. Hulumtuesit i kanë ekzaminuar efektet e meditimit në zvogëlimin e shqetësimit dhe stresit, ndërsa kanë zbuluar se është mënyrë e mirë për t’i ndalur të gjitha mendimet negative.

Duke shpenzuar vetëm disa minuta në ditë duke u relaksuar, ju i shmangni të gjitha brengat rreth çdo gjëje.

USHTRIMET FIZIKE

Studime të ndryshme kanë zbuluar se ushtrime fizike janë mënyrë e shkëlqyeshme për reduktimin e simptomave fizike të shqetësimit.

Përveç saj, ushtrimet fizike ndikojnë në zvogëlimin e rritjes së pulsit të zemrës dhe frymëmarrjes gjatë kohës kur jeni të brengosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera