Dy të vrarë në fabrikën e Mercedesit, ende i paqartë motivi

Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 12 May 2023
Një 53-vjeçar me prejardhje nga Turqia ka qëlluar mbi dy kolegë të tij të enjten në mëngjes. Autori dhe viktimat ishin punonjës të një kompanie të jashtme që punonte për Mercedesin.
Pas të shtënave vdekjeprurëse në fabrikën e Mercedesit në Sindelfingen pranë Shtutgartit, motivi i të dyshuarit është ende i paqartë. “Vazhdojnë hetimet për sfondin e krimit”, bënë të ditur policia dhe prokuroria, të enjten, 11.05.23 në mbrëmje, në prononcime për media.
Një 53-vjeçar me prejardhje nga Turqia ka qëlluar mbi dy kolegë të tij të enjten në mëngjes – që të tre janë punonjës në kompaninë logjistike Rhenus. I dyshuari u kap në moment nga forcat e sigurisë dhe më pas u arrestua. Ai tani ndodhet në paraburgim me akuzën për goditje me pasojë vdekjeprurëse në dy raste. Dy viktimat janë dy burra 44-vjeçarë, po ashtu me prejardhje turke, raporton DW.
Tronditje te stafi
Mercedes-Benz e ndaloi prodhimin në sallën numër 56, ku ndodhi krimi. “Kjo sallë do të mbetet e mbyllur deri në fund të javës”, tha për mediat një zëdhënës i prodhuesit të automjeteve të enjten, në Sindelfingen. Ai tha se ky është vendim i kompanisë.
Punonjësit në Mercedes janë të shokuar nga kjo ngjarje. “Jemi të tronditur dhe thellësisht të prekur nga ky incident tragjik”, deklaroi një zëdhënëse e sindikatës së kompanisë në Sindelfingen.
Fabrika Sindelfingen e Mercedes-Benz ka nje histori prej mbi njëqind vjetësh. Aty punojnë rreth 35 000 punonjëse dhe punonjës. Përveç markës Mercedes Benz E, aty prodhohet edhe Mercedes Benz S, si edhe varianti elektrik, EQS.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalis...
-
Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani
Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë k...
-
Presidenca, PSRK-së: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktu...
-
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bu...
-
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gj...
-
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fil...
-
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë nj...
-
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Alb...
-
Momenti kur Dimal Basha nervozohet në studio “O fajin kryesorë për bllokimin e Kuvendit e ka Lumir Abdixhiku”
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka dështuar për të 20-tën në konstituimin e ...
-
Maturantët serb bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat – reagon Sveçla
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit...
-
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, a...
-
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut. Bëh...