Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 31 July 2023
Dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa në qytetin e Ukrainës qendrore, Kryvyi Rig, të hënën në mëngjes, njoftoi ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko.
Klymenko shkoi në rrjetin social Telegram se Rusia i krye sy sulme “pothuajse në qendër të qytetit” në morën 9:02 mëngjesin e së hënës.
“Dy persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur deri tani. Pesë deri në shtatë persona janë nën rrënoja”, tha ministri.
Klymenko tha se njëri nga sulmet i shkatërroi disa kate të një blloku banesor, ndërsa tjetri e dëmtoi një ndërtesë arsimore.
Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e postoi një video në Facebook e cila shfaqi tym të zi duke dalë nga një vrimë e madhe e krijuar në fasadën e një blloku banesash. Pamjet treguan po ashtu një ndërtesë të pabanueshme e cila ishte shkatërruar pjesërisht.
Zelensky tha se forcat ruse po “vazhdojnë t’i terrorizojnë qytetet dhe njerëzit paqësorë”.
“Por ky terror nuk do të na frikësojë apo gjunjëzojë neve”, shtoi Zelensky.
Ndërkohë, Ukraina është duke kërkuar ta çojë luftën në Rusi, duke goditur atë me sulme me dronë sa më thellë territorit të saj.
Sulmi i fundit, të dielën, i dëmtoi dy ndërtesa vetëm pak kilometra larg Kremlinit./ REL

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































