Lajme

Dy të vdekur nga sulmi me thikë në Marseille, dyshohet për sulm terrorist

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 01 October 2017

Dy persona janë vrarë në një sulm me thikë në stacionin e trenit në Marseille, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në qytetin jugor francez. Incidenti është duke u trajtuar si një sulm terrorist, thonë zyrtarët.

“Dy njerëz janë therur për vdekje”, tha për AFP shefi i policisë rajonale Olivier de Mazieres.

-Advertisement-

Policia kombëtare e Francës shkroi në Twitter se situata në stacion është zgjidhur dhe se autori i sulmit është vrarë.

Policia kishte kërkuar më parë nga njerëzit për të shmangur zonën.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy