Lajme

Dy të vdẹkur nga Covid-19, 10 të shtrirë, Vishaj: Situata nën kontroll

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 19 August 2024

Dy pacientë kanë vdekur nga Covid – 19. Viktimat kanë qenë të shoqëruar edhe më sëmundje të tjera kronike. Klinika Infektive aktualisht është duke i hospitalizuar 10 pacientë me virus, 2 nga ta me oksigjonterapi.

“Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, njëri në moshën 80-vjeçare, i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë, ngase ka pasur sëmundje tjera të rënda kronike, dhe një pacient tjetër në moshën 67-vjeçare që kishte sëmundje të tjera kronike”, ka thënë Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive në një deklarim të shpërndarë nga ShSKUK.

Ai ka thënë se situata është e qetë dhe pa nevojë për panik.

-Advertisement-

“Për momentin kemi mjaftueshëm oksigjenoterapi, kemi barna dhe staf mbështetës mjaftueshëm, mendoj se nuk ka nevojë për panik, ne jemi duke përcjellë me vëmendje të shtuar situatën epidemiologjike, varësisht nga situata do të veprojmë konform situatës që na vjen”, ka thënë Vishaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera