Lajme

Dy të vdekur dhe 335 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 03 January 2022

Nga 2 487 testime në 24 orët e fundit janë regjistruar 335 raste të reje të infektimit me Covid në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, dy persona kanë vdekur.

Është bërë e ditur se janë 6,601 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

-Advertisement-

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera