Lajme

Dy të rinjë ia vjedhën dukatin nga fyti në nëntor policia i arreston – identifikohet lokali ku e shitën stolinë

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 23 February 2021

Me datë 11 nëntor 2020 rreth orës 13:30, dy persona të dyshuar A.T i lindur në vitin 2000 dhe Z.M i lindur në vitin 2001 në bashkëkryerje duke vepruar me forcë i kanë vjedhur një varëse ( zingjirë ari) nga viktima duke ja këputur në menyrë të vrazhdë nga qafa dhe të njëjtit largohen në drejtim të pa ditur në atë kohe.

Si rezultat i një aktiviteti të organizuar taktiko- operativ policor, sot me datë 23 shkurt 2021, njesia e hetimeve në Prizren ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarit e lartcekur, po ashtu është identifikuar edhe vendi ku është shitur varësja e qafës (zingjir ari) i marrë nga viktima me dhunë.

Sipas njoftimit, ndaj të dyshuarve janë ndaluar për 48 orësh.

-Advertisement-

Me rastin po merren hetimet e stacionit policor në Prizren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera