Dy të rinj shqiptarë fitojnë konkursin e NASA-s
Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 02 November 2023
Dy të rinj shqiptarë, Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bajramogllu, kanë fituar konkursin e NASA-s, e në RTV Dukagjini kanë rrëfyer më shumë rreth kësaj ngjarjeje.
Që të dy studiojnë inxhinieri softuerike në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Të rinjtë fituan vendin e parë.
“Fillimisht gara që organizohej nga ana e NASA-s është një garë që organizohet çdo vit, prej ku mund të marrin pjesë njerëzit që kanë njohuri në informatikë. Të gjithë mund të krijojnë një aplikacion, ne kishim si një sfidë nga ana e tyre, zjarret. Ne zgjodhëm këtë sfidë, sepse kishim vërtet zjarre të mëdha ku dhe kemi pasur dëme të mëdha”, ka thënë Jahja Nur Zulbeari.
Zulbeari ka thënë se e kanë krijuar këtë aplikacion me anë të inteligjencës artificiale.
“Ne krijuam një aplikacion me inteligjencë artificiale, ku prej satelitit të NASA-s marrim të dhëna drejtpërdrejt, i detekton se ku janë zjarret dhe pastaj me informatën që ne kemi disa kalkulime të ndryshme, në të cilat mund të parashikojmë se ku mund të përhapet ai zjarr dhe ku mund të shkaktohen dëme të ndryshme”, ka thënë ai.
Bajramogllu ka treguar se ideja e projektit ishte nga NASA. “Ideja e projektit është nga NASA, e kishim sfidën që ne mund ta zgjedhnim temën e projektit dhe tema ishte për zjarret. Ne menduam që mund të krijojmë një aplikacion që mund të punojë me inteligjencë artificiale”, ka thënë Onur Bajramogllu.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...



































