Lajme

Dy të plagosur në Prishtinë, Policia po kërkon të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 06 October 2021

Dy persona janë plagosur sonte në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Ahmet Krasniqi”

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Emergjencë, shkruan Reporteri.net.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

idhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar.

“Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka shtuar Ahmeti.

Të tjera