Lajme

Dy të mitur ushtrojnë dhunë sistematike ndaj një të mituri tjetër për tri javë rresht, në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 03 March 2023

Një i mitur ka pësuar dhunë sistematike nga dy të mitur tjerë, për tri javë rresht, duke e sulmuar fizikisht, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Dhuna sistematike u ushtrua nga data 6 deri më 27 shkurt, ndërsa pas raportimit dje, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin për të mitur, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor dhe detyrim”.

-Advertisement-

“Raportohet se me datën 02.03.2023  një i mitur mashkull kosovar ka pasur dhunë sistematike nga dy të mitur të tjerë, dhe sipas deklarimit të të dyshuarit, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin për të mitur inicohet rasti si më lartë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera