Lajme

​Dy të lënduar nga një aksident në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 31 July 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Cërmjan të Gjakovës ku për pasojë dy persona janë lënduar.

Policia bën të ditur se, i dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj veturës duke kaluar ne shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është vetaksidentuar duke u përplasur në një greminë.

Drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër i cili ka qenë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

-Advertisement-

Pas marrjes së tretmanit mjekësor, drejtuesi i automjetit është liruar ndërsa i lënduari tjetër vijon të marr trajtim të mëtutjeshëm në spital.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy