Lajme

Dy të dyshuarit për vrạsjen në Ferizaj mbrohen në heshtje edhe para gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 18 August 2024

F.R dhe J.M, kanë vazhduar të mbrohen në heshtje edhe gjatë seancës së sotme dëgjimore në gjykatë lidhur me rastin e vrasjes së 89-vjeçarit, që ndodhi të premten e 16 gushtit në Bibaj të Ferizajt.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Arben Isufi, avokat i dy të dyshuarve.

“Po, ata kanë vazhduar të mbrohen në heshtje. Vendim zyrtar për masën e paraburgimit ende s’kemi marrë. Besoj që nesër gjykata na e sjellë, pasi që gjatë seancës nuk është marrë vendimi”, tha Isufi për Klankosova.tv

-Advertisement-

“Ne do ta kundërshtojmë pretendimin e prokurorisë. Në bazë të provave do të vendosim tutje”, tha ai.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, dje ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, F.R dhe J.M.

Po ashtu, organi i akuzës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Prokuroria, njoftoi se ekziston dyshimi se më 16 gusht të këtij viti, në rrugën “Engjëll Zefi”, i pandehuri F.R., “për motive të ulëta, me dashje që ta privojë nga jeta”.

“I pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, prokuroria tha se të pandehurit, në bashkëkryerje e kryen veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kujtojmë se mbrëmë në një aheng familjar një 89-vjeçar ka mbetur i vdekur, si pasojë e plagëve të marra nga një person i cili është zyrtar policor, por që në momentin kritik ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas policisë, pas kryerjes së veprës penale, zyrtari policor që ishte jashtë detyrës zyrtare është vetëdorëzuar në polici, ku me vete e ka pasur edhe armën që dyshohet se e ka kryer krimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera