Dy të burgosur e 26 zyrtarë korrektues të infektuar me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 05 August 2020
Deri më tani janë konfirmuar dy raste të burgosurve me COVID-19. Ndërkaq janë edhe 26 zyrtarë korrektues të cilët janë infektuar me këtë sëmundje, ku prej tyre 12 janë ende që po qëndrojnë në vetëizolim. Si shkak i rritjes së numrit të rasteve me këtë pandemi, Shërbimi Korrektues i Kosovës nga 11 korriku ka ndaluar sërish vizitat për të gjithë të burgosurit.
Kështu bën të ditur drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi i cili për KosovaPress thotë se gjatë kësaj kohe të burgosurve do t`iu mundësojë telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit.
Ai thotë se situata është e qetë në të gjitha burgjet e Kosovës, megjithatë sipas tij po përballen me sfida të ndryshme.
“Fatbardhësisht ne deri tani kemi arritur që ta menaxhojmë këtë situatë mjaft mirë, e cila ka dhënë rezultate. Kjo si rrjedhojë e bashkëpunimit, bashkëkoordinimit, së bashku me popullatën tonë banuese të burgosurit. Dhe ata kanë shfaqur një gatishmëri të bashkëpunimit. Shumica nga ta në masë të madhe, të cilët kanë akceptuar apo kanë pranuar një situatë, e cila mbretëron jo vetëm në Kosovë por në gjithë globin”, thotë ai.
Që nga fillimi i pandemisë, të burgosurit janë angazhuar edhe në punimin e maskave. Për këtë, Thaçi zotohet se kanë pasur të mjaftueshme maska mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Fatkeqësisht edhe pse ne një kohë kishim lejuar vizitat familjare, një numër shumë të vogël edhe atë të familjarëve të ngushtë, detyrimisht ne u detyruam që këto vizita prapë t’i ndërpremë… Ne vet prodhojmë maska kështu që ne kemi të mjaftueshme maska për nevojat tona, përveç se kemi marrë disa donacione ne kemi prodhuar edhe për institucionet tjera. Një kontingjent të vogël simbolik e kemi dhënë për Policinë e Kosovës, dhe për Inspektoratin Policor”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, udhëheqësi i Shërbimit Korrektues njofton se zyrtarët korrektues janë të pajisur me mantele mbrojtëse, meqë sipas tij rezidentët janë të sigurtë brenda, por jo edhe gjatë kontaktit me gardianët.
“Ne deri tash kemi vetëm dy raste të burgosurve të infektuar. Njëri ka qenë brenda në burg po fatbardhësisht ka qenë në dhomë i vetëm, dhe mandej nuk është përhapur kjo dhe është shëruar kohë të gjatë. Dhe është rasti i dytë që ka qenë në spital i burgosur, por është identifikuar gjatë qëndrimit në spital. Ne nuk kemi indikacione që ai person e ka marrë nga dikush, apo është infektuar në spitalin e Pejës. Prandaj ne kemi vetëm dy raste. Rasti i tretë ka qenë i paraburgosur por fatbardhësisht ai është identifikuar para se të arrijë në burg, në spital të Gjilanit. Kështu që ne zyrtarisht i kemi vetëm dy raste, dhe i treti ka qenë me urdhër të gjykatës mirëpo nuk ka arritur në hapësirat tona”, shton Thaçi.
Aktualisht janë 12 zyrtarë korrektues të cilët po qëndrojnë në vet izolim, të njëjtit janë konfirmuar me COVID-19.
“Nga stafi ne kemi pasur deri tash 26 zyrtarë korrektues të infektuar, 12 nga ta ende qëndrojnë në vetëizolim. Nuk ka nga ta sepse kemi komunikuar, nuk ka që kanë situatë të rënduar shëndetësore, por të gjithë janë në vetëizolim. Siç dihen vendimet e qeverisë për moshën, personalin tonë me sëmundje shëndetësore, ne i kemi liruar prej kohës, shumica e tyre janë në pushime. Prandaj, ne jemi duke punuar me staf të reduktuar sa i përket menaxhimit të kësaj situate”, deklaron Thaçi.
Nehat Thaçi tregon për KosovaPress se ka vështirësi operacionale në performimin e detyrave si shkak i numrit më të vogël të zyrtarëve korrektues. Megjithatë, sipas tij janë duke ri-menaxhuar këto situata, dhe burimet njerëzore. Aktualisht në Kosovë janë rreth 1500 persona të burgosur.
Të tjera
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...