Lajme

Dy të arrestuarit e tjerë në Telekom, njëri ish-këshilltar i Agim Veliut e tjetri i Selim Selimit

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 30 March 2021

Katër persona janë arrestuar të martën lidhur me keqpërdorime në Telekom. Dy prej tyre ishin këshilltarë të ish-minstrave Selim Selimi e Agim Veliu.

Bëhet fjalë për ish-zyrtarët Trim Musliu dhe Armend Osaj. Musliu ishte edhe këshilltar i Selimit.

Ata dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.

-Advertisement-

Burimet e Express-it kanë konfirmuar edhe arrestimin e Denis Ceman i cili ishte këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ndërkaq personi i katër është K.M, vëllai i Trim Musliut.

LAJMI I FUNDIT: Arrestohen dy ish-drejtorë të Telekomit të Kosovës

Kjo është arsyeja e arrestimit të katër zyrtarëve të Telekomit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera