Lajme

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 27 April 2022

Policia në Mitrovicë sonte ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale vrasje në tentativë.

V.B. (26) dhe A.B. (33) dyshohet se rreth orës 17:00, në Bare të Mitrovicës, si pasojë e përleshjes me mjete të forta, u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.

-Advertisement-

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera