Lajme

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 06 February 2019

Gjatë të martës dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, njëri në Klinë e tjetri në Pejë.

Në fshatin Gremnikë të Klinës është arrestuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Rreth orës 14:30, Policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një armë (revole) me (tetë) 8 fishekë meqë rast ka arrestuar të dyshuarin mashkull me kombësi shqiptare, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Pejë, ku në rrugën “Beteja e Kosharës”, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pushkë automatike) me 29 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera