Lajme

Dy të arrestuar në Shqipëri, fshehën drogën në çanta shkolle

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 09 September 2017

Policia ka sekuestuar 13 kg kanabis dhe ka arrestuar dy shtetas në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin LabinotFushë.

Gjatë operacionit të koduar “Transportuesi 2 ” janë arrestuar në flagrancë gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tyre Ervin Lamaj, 29 vjeç banues në fshatin Greshice, Ballsh dhe  Dhurata Balazi, 39 vjeçe banuese në fshatin Qeparo, Himarë.

“Lënda narkotike është gjetur në bagazhin e makinës e vendosur në 3 çanta. Automjeti drejtohej nga Ervin Lamaj, i cili nuk posedonte leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

-Advertisement-

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, 3 telefona celularë të markave të ndryshme dhe automjetin,”-raporton policia Elbasanit në njoftimin e publikuar sot (9 shtator).

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Drejtimi i automjetit pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera