Lajme

Dy taksistë rrahen mes vete në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 22 September 2022

Dy burra që punojnë si taksistë janë rrahur mbrëmë mes vete në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”, pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Në video shihet teksa dy personat fillojnë të përleshen pranë rrugës, dhe e vazhdojnë përleshjen fizike në trotuar.

Sipas raportit të policisë, njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar me një mjet të fortë.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 21.09.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që pas një mosmarrëveshje në komunikacion ishte sulmuar me një mjetë të fortë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të tjera