Lajme

Dy shtetas serbë kapen duke kontrabanduar me mallra

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 06 February 2019

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në kufirin Kosovë-Serbi, pasiqë janë kapur nga Policia duke kaluar kufirin ilegalisht me veturë, si dhe në veturën e tyre është gjetur një sasi e mallit e cila dyshohet për kontrabandim.

Vlera e mallit të kontrabanduar dyshohet të jetë në vlerë rreth 700 euro, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit vetura me mall është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor.

-Advertisement-

Të dyshuarit janë arrestuar,  kurse rasti është paraqitur me procedurë të rregullt në prokurori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera