Dy shqiptarë bëjnë “kërdinë” në ishullin e të pasurve, vodhën qindra vila dhe hotele

Autori: Gazeta inFokus
19:06 | 08 September 2022
Dy hajdutë shqiptarë, të cilëve iu ndalua hyrja dhe qëndrimi në Greqi, por edhe në të gjithë zonën Shengen, u arrestuan nga një ekip special i Nëndrejtorisë së Policisë së Mikonos, pasi “goditën” dhjetëra vila dhe hotele në ishull, duke marrë qindra mijëra euro, shkruan abcnews.al.
Para të gatshme, bizhuteri, ora shumë të shtrenjta, vjedhje nga shtëpitë e famshme të modës janë disa nga plaçkat e përmendura në dosjen hetimore të siguruar nga porothema.gr.
Sipas medies greke, vlera e tyre arrinte në gjysmë milioni euro.
Sipas dosjes, “grupi kriminal, nga fillimi i qershorit 2022, ka kryer vepra penale dhe në veçanti, vjedhje të dalluara në banesa dhe akomodime turistike në Mykonos, vlera totale e sendeve të vjedhura e kalon shumën monetare prej 120.000€”.
Autorë të grabitjeve janë dy shqiptarë të moshës 32 dhe 43 vjeç.
Nga hetimi paraprak nga Nëndrejtoria e Policisë në Mikonos, në bashkëpunim me Policinë e Sigurisë, në bazë dhe të pamjeve filmike, konstatohet se shqiptarët kanë përdorur metodën e thyerjes së dritares duke përdorur një mjet të mprehtë (kaçavidë) për të hyrë në shtëpitë që kanë grabitur, shkruan abcnews.al.
Të pandehurit, siç u përmend, kanë kryer nga data 11 qershor deri më 23 korrik, 12 grabitje.
Më 18 qershor, nga ora 19:00 deri në orën 23:00, kanë hyrë në një akomodim turistik dhe kanë marrë shumën prej 2000 euro. Gjithashtu shqiptarët kishin arritur të merrnin një orë të markës Patek Philippe Aquanaut me vlerë 40.000 euro.Më 9 korrik, nga ora 18:20 deri në 22:20 kanë hyrë në një hotel dhe kanë marrë 11 pasaporta të banorëve dhe një shumë prej 18.200 €.
Ata gjithashtu kanë arritur të marrin 5500 dollarë, sende me vlerë dhe flori me vlerë totale 9000 euro.
Siç thuhet në shkresat e policisë, “Vlera totale e parave të vjedhura, bizhuterive dhe sendeve të arit kap shumën prej 410.000 euro”.
Për sa i përket profilit të dy shqiptarëve, “dy të pandehurit figurojnë në listën e të huajve të padëshiruar të cilëve i është ndaluar hyrja dhe qëndrimi në territorin Shengen”.
Në fakt, sipas hetimeve të policëve të Nëndrejtorit të Policisë Mikonos një prej shqiptarëve udhëtonte me 3 letërnjoftime, ndërsa i dyti me dy. /Abcnews.al/

Të tjera
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...