Lajme

Dy shoferë në Vushtrri gjobiten me nga 500 euro, Policia ua merr pantë shoferët për një vit: Bënin gara shpejtësie

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 23 September 2024

Policia i ka ndëshkuar me nga 500 euro gjobë dhe ua ka marrë patentë shoferët për një vit dy drejtuesve të automjeteve që tha se po bënin gara shpejtësie në Vushtrri.

Policia tha se kundërvajtësit u hasën duke bërë gara shpejtësie në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Policia në Vushtrri, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

“Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera