Lajme

Dy shkolla fillore në Gjilan do të vezhgohen nga kamerat

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 05 September 2018

Prej tetorit të këtij viti nxënësit e shkollave fillore “Rexhep Elmazi” dhe “Sadullah Brestovci” në Gjilan për çdo veprim të tyre brenda objektve mësimor do të jenë në vezhgim të kamerave .

Këtë vendim e ka marrë Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit, ku ka vendosur që në këto dy shkolla të instalohet sistemi i monitorimit me anë të kamerave. Ende nuk dihen arsyet se pse vetëm këto dy shkolla do të kenë një sistem të tillë të funksionimit.

Në tenderin e paraqitur nga Komuna e Gjilanit janë dhenë një varg kushtesh që duhet t`I plotësoj ofertuesit. Fituesi i tenderit duhet të këtë berë punë të ngjashme se paku tri herë , duhet të jenë të pajisur më një një inxhinjer të shkencave kompjuterike dhe poashtu të paraqesinë edhe mostra të produkteve që do të përdorin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera