Lajme

Dy seanca parlamentare gjatë kësaj jave, të fundit para pushimeve verore

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 25 July 2023

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare gjatë kësaj jave.

Më 27 korrik (e enjte) do të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar, ku do të shqyrtohen pikat e mbetura pezull, ndërsa të premten më 28 korrik do të mbahet seanca e rregullt plenare.

Në seancën e së premtes, PDK-ja ka kërkuar të përfshihet edhe pika për debat parlamentar për audio-incizimin që ka dal në media, të shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, por që nuk është aprovuar në kryesi.

-Advertisement-

Kusari-Lila tha se asnjëherë nuk ka hezituar të përgjigjet në lidhje me siç i quajti ajo incizimet e jashtëligjshme, por Kuvendi duhet të vazhdojë agjendën legjislative.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se qeveria dhe mazhoranca në Kuvend, e kanë humbur kredibilitetin, andaj duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera