Rozë

Dy personazhe të reja futen në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 25 December 2021

Sot ka arritur një zarf i bardhë në shtëpi.

Zarfi kishte të bënte me lojën e radhës kryesisht për të cilën Vëllai i Madh ka angazhuar djemtë.

Djemtë duhet të mësojnë t’i bëjnë vajzave make-up, ku për këtë arsye brenda shtëpisë kanë ardhur dy përfaqësueset e njërës prej kozmetikave më trendi në vend.

Brenda shtëpisë së famshme ndodhet edhe Sara Hoxha apo ndryshe partnerja e Ledri Vulës.

Ajo dhe mikesha e saj Sara Karaj u mikpritën mjaft mirë nga banorët e BBV.

Se sa do të mësojnë djemtë për t’i grimuar vajzat mbetet për tu parë.

Të tjera