Lajme

Dy persona me veturë me targa ruse sulmojnë policin kufitar në Kullë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 07 June 2017

Në pikëkalimin kufitar ‘Kulla’, dje në orën 19:30, dy persona të dyshuar janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Sipas një njoftimi të policisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët kanë hyrë në Republikën e Kosovës me veturën e tyre me targa ruse.

Policia njofton se gjatë kontrollit është konstatuar se vetura për shkak të dokumentacionit nuk mund të hyjë në Kosovë, ndërsa të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera