Dy persona të vrarë pas një sulmi me armë në Zelandë të Re

Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 20 July 2023
Një sulmues i armatosur vrau të enjten dy persona dhe plagosi gjashtë të tjerë pasi qëlloi në drejtim të punëtorëve në një kantier ndërtimi në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Aukland.
Personi i armatosur u gjet i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policinë, gjatë së cilës një oficer policie u qëllua dhe u plagos. Katër civilë u plagosën gjithashtu.
Ngjarja ndodhi disa orë para fillimit të turneut për Kampionatin Botëror të Futbollit të grave.
Të shtënat kanë ndodhur pranë hoteleve ku kanë qëndruar Skuadra e Norvegjisë dhe ekipe të tjera të futbollit.
Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar.
Policia tha se do të kishte siguri të shtuar në ndeshjen hapëse të turneut për të ndihmuar në qetësimin e tifozëve, ndësa FIFA tha se do të mbahej një minutë heshtje para ndeshjes.
“Është e qartë që me fillimin e Kupës së Botës këtë mbrëmje, ka shumë sy në Aukland”, tha Hipkins. “Qeveria ka folur me organizatorët e FIFA-s këtë mëngjes dhe turneu do të vazhdojë siç është planifikuar.”
“Dua të ritheksoj se nuk ka një kërcënim më të gjerë të sigurisë kombëtare”, shtoi ai. “Ky duket të jetë veprimi i një individi”.
Të shtënat tronditën Zelandën e Re, ku incidentet e tilla janë të rralla.
Hipkins tha se burri ishte i armatosur me një armë gjahu, duke shtuar se policia mbërriti brenda disa minutave.
“Këto lloj situatash lëvizin shpejt dhe veprimet e atyre që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët nuk janë asgjë më pak se heroike”, tha Hipkins, duke iu referuar reagimit të shpejtë të policisë.
Komisioneri i policisë, Andrew Coster tha se personi i armatosur ishte një 24-vjeçar i cili kishte punuar më parë në kantierin e ndërtimit dhe motivi duket se lidhet me punën e tij atje.
Të shtënat filluan rreth orës 7:20 të mëngjesit dhe policia shpejt u mblodh në zonë.
Sulmuesi lëvizi nëpër ndërtesën e papërfunduar, duke qëlluar drejt njerëzve, tha Coster. Shumë punëtorë u larguan ose u fshehën.
“Autori qëlloi në drejtim të policisë, duke plagosur një oficer”, tha Coster. “U shkëmbyen të shtëna dhe më pas autori u gjet i vdekur”.
Coster tha se nuk ishte ende e qartë nëse policia e kishte qëlluar njeriun apo ai kishte vrarë veten.
Ai tha se vrasësi i dyshuar nuk kishte leje për armë.
Zelanda e Re ka ligje të rrepta për armët, të vendosura në vitin 2019 pasi një sulmues i armatosur vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhamitë e Kristçërç (Christchurch) gjatë lutjeve të së premtes. /REL/

Të tjera
-
Deshi të ikte në Serbi, kapet në Bërnjak i dyshuari për sụlm ndaj një personi
Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy...
-
Mbi 200 përfitues i shtohen skemës së pensioneve për veteranët e lụftës në muajin shkurt 2025
Të dhënat në muajin shkurt 2025, për numrin e përfituesve të pensionit së vet...
-
Një pjesë e Prishtinës pa ujë, Komuna: Ka prishje, po punojmë që furnizimi të rikthehet sa më shpejt
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të një problemi në rrjet, d...
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s për bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Inkurajuese që po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për deklaratën e cila u nënshkru...
-
“Në pritje të vendimit për Thaçin, babai Haxhiu u mbajt në morg një natë”
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se familja e Haxhi Thaçit ka pasur...
-
Epopeja e Dukagjinit, të hënën shënohet zhvillimi i betejës në Gllogjan
27 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën ...
-
Aksident mes dy automjeteve në Fushë Krujë, në gjendje të rëndë një person
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mes një motoçiklete dhe vetur...
-
VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit
Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzua...
-
Fadil Fazliu e thirri në telefon djalin e tij nga Haga dhe i uroi ditëlindjen
Fahri Fazliu ka bërë të ditur se babai i tij, Fadil Fazliu, ish-luftëtar i UÇ...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, çfarë përmban vendimi i Speciales për dokumentet nga Zona e Shalës dhe Karadakut?
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pr...
-
Fevziu flet për pengesat e bashkimit Kosovë-Shqipëri: Secilit i duket vetja më mirë i pari në fshat, se bashkë në qytet
Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka deklaruar se lufta e Kosovës dhe pavarës...
-
Mesiç: Vuçiq s’ka pse shqetësohet, marrëveshja me Kosovën e Shqipërinë është për mbrojtje
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, thotë se marrëveshja në mes të Kosovë...