Lajme

Dy persona rrahin dy të tjerë në Rrugën B në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 29 September 2022

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi që janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Rrugën B në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Derisa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

“Dy viktima meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar punëtor të një lokali. Është arrit të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera