Lajme

Dy persona ndërruan jetë nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 21 September 2020

Dy persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë brenda24-orëve në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shkruan Gazeta Infokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera