Rajoni dhe Bota

Dy persona arrestohen për përgatitjen e sulmeve terroriste në Britani

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 08 December 2019

Një burrë dhe një grua në qytetin Dover janë arrestuar nga policia britanike, pasi dyshohen se ishin duke përgatitur sulme terroriste.

Policia njoftoi se dy të dyshuarit u arrestuan të shtunën dhe rasti i tyre nuk është i lidhur me sulmin terrorist të muajit të kaluar.

Burri i arrestuar, sipas policisë është një 32 vjeçar dhe dyshohet për veprat e përgatitjes së sulmit terrorist dhe financimin e terrorizmit, ndërsa gruaja e arrestuar është 31 vjeçe dhe dyshohet për përgatitje të veprave terroriste.

-Advertisement-

Arrestimi i tyre u bë me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës, ndërsa raportohet se të dyshuarit tash për tash nuk kanë paraqitur ndonjë rrezik për publikun.

Kujotjmë, që më 29 nëntor në Britani, sulmuesi Usman Khan i theri për vdekje dy persona dhe i plagosi tre të tjerë para se të pengohej nga kalimtarët e rastit dhe të vritej nga policia.

Ky rast ngjalli debat të gjerë në Britani të Madhe, sepse sulmuesi kishte qenë i dënuar më parë për planifikim të sulmeve terroriste dhe ishte liruar nga burgu para kohës, shkruan “Daily Mail”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera