Lajme

Dy pejanë qëllohen me armë zjarri nga persona të panjohur

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 27 December 2021

Dy persona në Pejë janë qëlluar me armë zjarri nga disa të dyshuar, gjersa kanë qenë në veturën e tyre duke lëvizur, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë policore kanë njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Raushiq, ku edhe është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar.

-Advertisement-

Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë”, njofton Policia.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera