Lajme

Dy pacientë me kancer në Kosovë mposhtën koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 12 July 2020

Personat me sëmundje shoqëruese janë më të rrezikuarit nga virusi korona. Shumë nga ta po qëndrojnë të shtrirë në klinikat e QKUK’së.

Edhe në repartin e Onkologjisë, po trajtohen disa pacientë të infektuar me virusin korona.

Drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurtishi ka folur për gjendjen e pacientëve në këtë repart.

-Advertisement-

Kurtishi tutje ka folur edhe për sëmundjen e kancerit, dhe mënyrën e trajtimit.

Ai ka thënë se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë.

Sipas tij, për shkak të pandemisë janë shtyrë rastet që kanë nevojë për operim sa i përket tumoreve.

Sipas Kurtishit, pacientët me kancer të lukthit dhe pankreasit janë më të prekurit nga ky virus. Ndërkaq, ditëve të fundit nga kjo klinikë rezultuan edhe dy mjekë pozitiv me virusin korona e që aktualisht janë në vetizolim dhe gjendja e tyre është e mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera