Lajme

Dy pacientë me Covid-19 në gjendje kritike

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 07 April 2020

Dy pacientë me Covid-19, që janë në mjekimin intensiv, janë në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik, shkruan Gazeta inFokus.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 47 pacientë me Covid-19 ku:

41 raste janë në gjendje stabile

-Advertisement-

4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensiv

Në ndërkohë në pritje të rezultateve janë 10 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ gjithsej 4 raste.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa katër infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera