Rozë

“Dy opinionistët qeshën kur qau Olta”/ Motra e aktores i del në mbrojtje: Më erdhi shumë keq…

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 08 February 2023

Spektakli i Big Brother VIP dhuroi emocione të forta gjatë mbrëmjes së djeshme.

Një nga këto momente ishte dhe largimi i Amosit, teksa vëmendje mori reagimi i Oltës, e cila filloi të qante me rëndesë. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, motra e aktores, Greta gixhari ka deklaruar se më shumë përshtypje i ka bërë reagimi i dy opinionistëve, të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj.

“Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq. Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore.”- tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera