Lajme

Dy muaj nga vërshimet në Poroj, asnjë veprim konkret (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 16 August 2017

Banorët e fshatit Poroj të Tetovës, i cili brenda dy muajve dy herë u godit nga vërshimet akoma vazhdojnë t’i ndiejnë pasojat dhe ende nuk i janë kthyer normalitetit, shkruan Alsat M.  Banorët ankohen se pas vërshimeve të dyta asnjë institucion lokal apo qendror nuk ka intervenuar, ndërsa sezoni i vjeshtës po ofrohet dhe rreziku nga shirat shtohet çdo ditë e më tepër.

Edhe përkundër premtimit se do të bëhet për dy javë, kanë kaluar dy muaj dhe kjo urë që u shkatërrua nga vërshimet, kjo urë ende nuk është kthyer në gjendjen e saj të mëparme dhe nuk është vënë në funksion. Për më tepër, fshatin Poroj e goditën edhe vërshimet e dyta dhe shkatërruan edhe urën e vogël që mund ta shihni nga pamjet.

Kreu i Bashkësisë lokale të Porojit, Sulejman Ramadani, shprehet se durimi i banorëve ka humbur, nëse brenda dy ditësh nuk ka reagim nga institucionet të premten do të dalin në protesta dhe do të bllokojmë aksin rrugor Tetovë Jazhincë.

-Advertisement-

Banorët shprehen të revoltuar edhe për çështjen e përmbytjes së tokës bujqësore. Atyre ndonëse iu premtua kompensim i dëmeve, një gjë e tillë akoma nuk është realizuar./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera