Sport

Dy momentet kulminante të Vokrrit jashtë fushës së futbollit – Kosova në UEFA dhe FIFA

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 09 June 2018
Fadil Vokrri, me punën e tij si shef i Federatës Kosovare të Futbollit bëri realitet ëndrrën për anëtarësimin e përfaqësueses së Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Izolimit 25 vjeçar të futbollit kosovarë i kishte ardhur fundi me 3 maj të vitit 2016, në Budapest.

28 vende anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit votuan pro anëtarësimit të Kosovës, 24 kundër ndërsa dy tjera abstenuan.

“Krejt federatat janë pranuar përveç futbollit. 60 përqind e popullit tonë është më e re se 16 vjet. Unë nënshkrua marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas saj anëtarësimi i Kosovës nuk pengon. Ju lus që të votoni për anëtarësimin tonë për shkak të rinisë sonë”, u kishte bërë thirrje Vokrri kolegëve të tij para votimit që e beri Kosovën anëtaren e 55’të në UEFA.

-Advertisement-

Dhjetë ditë më vonë, FFK’ja që drejtohej nga Vokrri që ndërroi jetë të shtunën, në Meksikë u bë anëtari i 210 i FIFA’s.

“Ju falënderojmë që na dhatë mundësinë që të vendoset për të ardhmen e Kosovës. Përpara se të vendosni për të ardhmen tonë, dua t’ju kujtoj se Federata e futbollit Kosovës është e njohur nga UEFA, ndërsa sporti kosovar është I njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. I gjithë rrugëtimi ynë deri këtu ka qenë I ligjshëm dhe ne shpresojmë që të jemi anëtari I 210-të I Fifas”, u kishtë thënë legjenda kosovare e futbollit, Fadil Vokrri, kreverve të federatave tjera të shteteve anëtare të FIFIA’s.

Votimi nxori 141 vota pro Kosovës, për të shkruar historinë përfaqësuesja dhe Fadil Vokrri që ishte lobues i pandalshëm për pranimin e FFK’së në FIFA dhe UEFA.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera