Lajme

Dy mln banorë mbeten në terr nga uragani Ian në Florida

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 29 September 2022

Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsumatorë në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se problemet me rrymë mund të shkaktohen për shkak të dëmtimit të linjave elektrike, nga stuhitë dhe erërat e forta.

Ian, uragan që ka arritur pikun ditë më parë – në kategorinë e katërt – gradualisht është duke humbur forcën dhe është vlerësuar se tani është në kategorinë e parë.

-Advertisement-

Uragani ka arritur në Florida në mbrëmjen e së mërkurës me erëra në deri 241 kilometra në orë.

Ian konsiderohet se është një prej uraganeve më të fuqishme që kanë goditur tokën amerikane në vitet e fundit.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten për disa ditë të rënda.

Patrulla kufitare e Shteteve të Bashkuara është në kërkim të 23 migrantëve që janë zhdukur pasi barka e tyre është fundosur gjatë stuhisë.

Ian ka zbarkuar fillimisht në Kubë, ditën e martë, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke dëmtuar rrjetin e furnizimit me rrymë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera