Lajme

Dy ministrat e Qeverisë Kurti marrin pjesë në betimin e Atiqit si kryetar i Mitrovicës së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 19 May 2023

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, do të bëjë betimin në ndërtesën e kësaj komune. Situata aktualisht është e qetë, por vërehet shtim i policisë dhe EULEX për të mbajtur sigurinë gjatë kësaj ceremonie.

Shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut: Kemi angazhuar edhe zyrtarët civil brenda objektit ku do betohet kryetari.

Ndërkaq, aty pritet të jenë edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

-Advertisement-

Krasniqi, tha në mëngjes se në komunat veriore deri tani ka pasur kryetar që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të grupeve kriminale.

Ministri Krasniqi theksoi tutje se janë përkujdesur për të gjitha pjesët administrative, teksa shtoi se presin që gjatë ditëve në vazhdim të caktojnë edhe seancat për konstituimin e tri kuvendeve tjera në veri brenda afateve ligjore.

Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.

Para betimit të kryetarëve të rinj kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera