Dy minatorëve të “Trepçës” u përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohen në Emergjencë – greva vazhdon
Autori: Gazeta inFokus
13:16 | 27 October 2023
Dy minatorë janë dërguar në Emergjencën e qytetit të Mitrovicës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Por edhe përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën, i ka konfirmuar Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Ai ka përsëritur kërkesat e minatorëve e që janë realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor.
Jonuzi ka konfirmuar se kanë pasur takim me Bordin, por që nuk kanë gjetur zgjidhje.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë personave përgjegjësi që të marrin masa ngase po rrezikohet jeta e minatorëve.
“Mos realizimi i pagës mujore kushtet e punës dhe kemi kërkuar llogaridhënie për dorëheqjen e kryeshefit ekzekutiv si dhe sigurimin shëndetësore. Po bëhet dita e katërt që jemi në grevë. Nga këtu tani i’u bëjë thirrje iu them se dikush duhet të mbaj përgjithësi për jetën e njerëzve që janë atje”.
“Tani sa po vijmë nga një takim mbas katër ditësh me Bordin mbikëqyrës, ke shumë takim tendencioz shumë kërkues, shumë fyes ndaj neve ata ende nuk kanë gjetur vullnetin me i pa njerëzit, njerëz të sëmurë njerëz me vështirësi me frymëmarrje, kokë dhembje për shkak qëndrimit të gjatë, sepse nuk kanë vullnet nuk kanë ndjenja morale njerëzore”.
“Prandaj më nuk ka dialog. Minatorë kanë me qëndruar stoik, por gjendja shëndetësore është vetëm duke përkeqësuar. Greva do të vazhdojë”.
Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë.

T� tjera
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
































