Dy milionë banorë, 1.8 milion votues!
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 01 October 2017
Në zgjedhjet lokale më 15 tetor, të drejtën e votës e kanë më shumë 1.8 milion banorë nga rreth dy milionë sa ka Maqedonia, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës. Ky numër më nuk u bën përshtypje partive politike, të cilat gjatë zgjedhjeve të parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar zhvilluan polemika e debate të shumta në lidhje me numrin e votuesve. Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, që tani është në pushtet, për disa muaj me radhë pati mbajtur peng Listën e votuesve me pretendimet se ajo nuk pasqyron numrin real të votuesve, apo se numri i votuesve nuk mund të jetë më i lartë se 1.5 milion syresh. Kjo kishte bërë që lista të pësonte ndryshime duke larguar nga e njëjta më shumë se 30 mijë votues që dyshoheshin për të dhëna jo të sakta, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë ishin vendosur në një vend të posaçëm të listës zgjedhore, pasi mendohej se ata janë shtetas, por që ndodhen jashtë vendit me punë të përkohshme. Tani kjo parti, sikurse dhe të tjerat, nuk kanë bërë asnjë reagim për listën e votuesve që është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. E derisa partitë heshtin, njohësit e çështjeve politike dhe juridike vlerësojnë se lista nuk pasqyron realitetin pasi, sipas tyre, është absurde të mendohet se nga 2 milionë banorë, më shumë se 1.8 milion të kenë të drejtë vote.
“Kjo lë hapësirë për dyshime se lista zgjedhore nuk është e pastruar sa duhet dhe se do të ketë numër shumë më të madh të votuesve se sa që duhet të jenë realisht. E gjithë kjo është pasojë e pengesave dhe manipulimeve të ndryshme që e bëjnë të pamundur që ky proces të përfundojë një herë e përgjithmonë, që të kemi një qasje reale ndaj këtij problemi të ndjeshëm, që, vazhdimisht, që nga vendosja e pluralizmit, është përdorur për manipulime të ndryshme”, thotë Temelko Ristevski, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin FON të Shkupit.
Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për gazetari hulumtuese, thotë se lista e papastruar zgjedhore, hap dyshime për rezultatin zgjedhor. Ai konsideron se nuk do të ketë parti, e cila do t’i humbë zgjedhjet dhe për këtë të mos e fajësojë listën zgjedhore. Neziri vlerëson se listë zgjedhore reale është vështirë të ketë, pa regjistrimin e popullsisë, proces ky që nuk po mund të zhvillohet tani dhjetë vjet. “Me një listë zgjedhore të papastruar, të paazhurnuar, do të shkohet në zgjedhjet lokale dhe natyrisht se kjo do të sjellë shumë dyshime për rezultatet që do të dalin. Nuk besoj se do të ketë parti që do t’i humbë zgjedhjet në komuna të caktuar e që nuk do të drejtojë gishtin apo nuk do ta hedhë fajin te manipulimi me listën e votuesve, ndërkohë që KSHZ-ja nuk mund të bëjë asgjë më tepër pa pasur një regjistrim të qartë të popullsisë”, vlerëson Neziri. Ai shton se në një situatë të tillë mbetet që procesi zgjedhor të paktën t’i nënshtrohet një monitorimi më të madh nga ana e organizatave joqeveritare që merren me këtë proces, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Lista zgjedhore, sipas ish-anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Novakovski, mund të ketë pësuar ndryshime, duke marrë parasysh vërejtjet e OSBE-së, por, kjo sipas tij, vështirë të ketë rritur besimin në opinion për një listë zgjedhore reale.
“Më duhet të them se numri i votuesve për zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe zgjedhjet e tanishme lokale, ka një dallim shumë të madh. Besoj se numri i madh i votuesve që janë futur në listë, është bërë pas rekomandimeve të OSBE ODIHR-it nga raporti i fundit se në listën zgjedhore duhet të përfshihen edhe personat që kanë dokumente me afat të skaduar, por që me Kushtetutë kanë të drejtën e votës. Por, jam i bindur se besimi në listën zgjedhor nuk është kthyer, kjo edhe me faktin se ende KSHZ-ja nuk ka dalë me qëndrim nëse e ka nënshkruar këtë listë dhe nëse ajo mendon se ajo paraqet gjendjen reale në vend”, thotë Novakovski. (REL)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...