Lajme

Dy mijë maturantëve do të iu ndahen nga 600 euro, këto janë kushtet

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 12 October 2021

Ministri i Financave, Hekuran Murat, sot bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit e cila mundëson të rinjtë tanë të marrin aftësi të reja që do t’u duhen për tregun e punës, shkruan Gazeta Infokus.

Murati përmes një njoftimi në rrjetin e tij social “facebook” bëri të ditur se prej këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë deri në 600 euro për secilin përfitues për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale.

“Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit”, tha Murati në njoftimin e tij.

-Advertisement-

Ai gjithashtu theksoj se përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe ne do të mbulojmë.

“Programimi, zhvillimi i Ëeb dhe apps, rrjetat kompjuterike, databazat, dizajni, marketingu online, rrjetet sociale, etj., janë disa nga fushat që do të mbështeten. Përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe ne do të mbulojmë:

– 200 euro shpenzime të ndërlidhura
– 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe
– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.
Kemi thënë se do ta lidhim mësimin me tregun e punës, dhe, ne si Ministri e Punës bashkë me Ministrinë e Arsimit sot bëmë hapin e parë”, shtoi Murati. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera