Lajme

Dy mësimdhënës në shkollën “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë u infektuan me koronavirus

Autori: Doresa Geci 10:51 | 17 September 2020

Dy mësimdhënës të ciklit të ulët, shkollën “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë, njëri mësues i klasës së dytë dhe tjetri të katërt kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, drejtori i Arsimit të Fushë Kosovës, Islam Shabani.

“Po fatkeqësisht po pardje, janë testuar 50 arsimtar të asaj shkolle, dy prej tyre, kanë dalë COVID pozitiv, menjëherë i kemi izoluar i kemi qu në shtëpi, dhe menjëherë i kemi sjellë mësueset tjera për të zëvendësuar këto deri sa të ju kalon periudha e izolimit”, ka thënë Shabani.

-Advertisement-

Këta mësimdhënës sipas Shabani kishin kontakt me nxënësit.

Mirëpo ai thotë se mësuesit dhe nxënësit kanë respektuar masat anti COVID.

“Non-stop mësimdhënësit kanë qenë me maska edhe nxënësi edhe mësimdhënësit, distanca është mabjtur. Mirëpo po llogarisim se nuk ka pasur kontakte të afërta”, ka deklaruar Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë.

Derisa Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë kanë deklaruar që nuk kanë të dhëna se sa mësimdhënse kanë dal pozitive nga mostrat e marra.

“Jo nuk kemi të dhëna të sakta, pasi që nga mostrat 1500 mësimdhënës që i kanë bërë tesime IKSHPK ende nuk i ka bërë publike, ose të paktën për ne ende nuk i ka dërguar ndonjë informatë. Ajo çka ne dimë është se mësimdhënësit që janë të prekur nuk do të pjesë procesit mësimor për momentin dhe nuk do të demontohen nga pagat e tyre. Mirëpo ne nuk kemi shifra publike”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari për Infokus.

Jashari ka bërë të ditur se nga bisedat që ka pasur me koleget e tij jo zyrtarisht ja kanë konfirmuar se ka raste pozitive,

Kujtojmë qe të hënën me 14 shtator ka filluar viti i ri shkollorë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera