Lajme

Dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 01 April 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një defekti në orët e hershme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, do të mbesin pa furnizim me ujë “Qyteza Pejton” dhe lagjia “Dardania”.

KRU bëri të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marrë me riparimin e defektit.

“Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera