Lajme

Dy lagje që ndryshuan pamjen nga puna vullnetare

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 18 May 2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, sot ka vizituar dy lagje të fshatit Korroticë e Lartë, të cilat kanë ndryshuar pamjen pas angazhimit vullnetar për ambientin që i rrethon.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka përgëzuar punën vullnetare të banorëve të lagjes Janova dhe Balaj të këtij fshati të cilët me aktivitetet e tyre kanë ndryshuar vendin dhe ambientin ku ata jetojnë.

Lagja Janova, ka rregulluar ambientin, fushën e basketbollit, të volejbollit, ka vendosur pushimore, ka instaluar ndriçimin publik dhe ka bërë pastrimin në lagje.

-Advertisement-

Po ashtu edhe lagja Balaj, ka ndërmarrë aksion vullnetar për rregullimin e ambientit, ka bërë pastrimin e lagjes si dhe kanë vendosur ndriçimin në lagje me iniciativë private.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar për këto iniciativa të lagjes Janova dhe Balaj dhe ka thënë se këto dy lagje duhet vlerësuar për aksionin vullnetar dhe ka shtuar se këtë punë të mirë dhe përvojë mund ta marrin edhe lagje e fshatra të tjera të komunës, ndërsa ka theksuar se komuna merr përsipër të paguaj shpenzimet e rrymës në këto dy lagje si dhe largimin e deponive të krijuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera