Lajme

Dy kosovarë të vdekur në aksidentin në tunelin e Kalimashit

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 18 October 2023

Dy qytetarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident trafiku në tunelin e Kalimashit.

Kështu ka bërë të ditur, Gent Mullai, nga Policia e Shqipërisë.

Viktimat janë të moshës 58-vjeç dhe 45-vjeç.

-Advertisement-

“ Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I. L, banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S, banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S.O, 58 vjeç, dhe N. O, 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford””- ka bërë të ditur Mullai, Kallxo.com.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera