Lajme

Dy kosovarë arrestohen në Maqedoninë e Veriut, dyshohet se kontrabanduan migrantë sirianë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 02 November 2023

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

G.Z, 20-vjeç dhe D.M 19-vjeç, u ndaluan nga policët e stacionit Bogorodicë në pikë kufitare në Gjevgjeli.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

-Advertisement-

Të dy kosovarët dyshohen se kanë kryer kontabandë me migrantë sirianë.

“Gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa të Kosovës, i cili është drejtuar nga Z.G, ndërsa M.D ka qenë bashkudhëtar, janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria”, thuhet në njoftim ,

“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera