Uncategorized

Dy komisione parlamentare mbajnë mbledhje

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 22 September 2022

Sot mbahen mbledhjet e dy komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhje. Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, caktimi i datës për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i grupit punues për Projektligjin për Aktet Juridike.

Kurse Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin në parim i Projektligjit për Anti Dopingun; dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera