Lajme

Dy kadetë të FSK-së përzgjidhen për të studiuar në Akademinë Ushtarake në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 29 April 2021

Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku janë dy studentë-kadetë të përzgjedhur nga Forca e Sigurisë së Kosovës për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së në Ëest Point.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

“Studentë-kadetët e rinj, Enderoni dhe Arlindi, me suksesin e tyre kanë nderuar dhe bërë krenar Kosovën dhe urojmë që pas katër vite të studimeve me dijen dhe shkathtësitë e tyre të kthehen për ti shërbyer vendit tonë. SHBA, si partneri ynë kryesor strategjik vazhdon përkrahjen gjithëpërfshirëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga fusha e arsimimit dhe trajnimit, donacionet në pajisje, këshillime profesionale e deri te stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Të tjera