Lajme

Dy javët vendimtare – Paralajmërohen patrullime të Policisë edhe në fshatra

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 29 March 2020

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, bëri edhe njëherë thirrje që të kihet shumë kujdes këto dy javë.

Kjo pasi këto janë vendimtare, sa i përket Koronavirusit të ri, shkruan gazeta inFokus.

E në kujdes përfshihen higjiena maksimale dhe mosdalja e panevojshme

-Advertisement-

Por, që kjo e dyta shpesh edhe nuk po respektohet.

Andaj, zv. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, po thotë që Policia do të patrullojnë edhe nëpër fshatra, që të mos lejojnë që kjo të ndodhë.

“Disiplinë edhe pak ju lutem!

Dr. Naser Ramadani: “Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”!

Unë dje isha në rajonin e Deçanit, por edhe në rrethin e Pejës. Fatkeqësisht, vërejta mungesë kujdesi, pasi që njerëzit i shtrinin dorë njëri-tjetrit, por edhe vëreheshin turma deri në 10 persona në afërsi me njeri-tjetrin. Ju lutem të respektoni rregullat, në veçanti daljet e panevojshme, prekjet dhe distancën në mes individëve, pasi që virusi COVID-19 nuk zgjedhë rreth dhe hapësirë, por shpërndahet si në fshat ashtu edhe në qytet. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Policia e Kosovës të patrullojnë edhe nëpër fshatra!”, ka shkruar Gecaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera